Sot vetëm 3 raste me Covid-19 në Kosovë, asnjë vdekje

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 3 raste pozitive me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë  shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.569. Në total numri i rasteve aktive është 394.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 36 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.287 doza të vaksinës. Deri më sot 822.059 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 4.05.2022 14:58