Kryetari i Kuvendit të Kosovës,
Jakup Krasniqi, ka deklaruar se subjekti i ri
politik që do të themelohet, nuk do ta lidhë veten me asnjë emër të përveçëm.
“Ne do të themelojmë një subjekt
politik që nuk
lidhet me individë të veçantë, por që
lidhet me programin
politik dhe ekonomik, të cilët i duhen vendit. Secili individ ka rolin e tij. Ne nuk mund të paragjykojmë si do të ndikojë, por ne do të bëjmë thirrje dhe do të dëshirojmë që njerëzit të bashkohen rreth programit dhe jo rreth individëve, ngase se si përfundojnë subjektet politike që lidhen me cilindo personalitet ne e kemi parë gjatë këtyre viteve”, është shprehur
Krasniqi, raporton RTK.
Jakup Krasniqi ka pohuar se me datën 28 shkurt do të zyrtarizohet partia e re.
“Ajo është datë që do të prezantohet, do t’i kemi
organet nismëtare dhe të përkohshme, të cilat pastaj marrin përgjegjësi për t’i bërë
organet e qëndrueshme dhe të përhershme”, shprehet
Krasniqi. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2014,
ora 12:45