Krasniqi: S'ka nevojë për kompromise, Kosova e ka koalicionin qeverisës
Pëlqej
Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka thënë se nuk ka nevojë për asnjë kompromis politik për formimin e institucioneve të reja, pasi sipas tij, Kosova tashmë ka koalicionin qeverisës LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet nuk janë zgjidhje e ngërçit politik. Sipas asaj që shkruan Epoka e Re, Krasniqi është shprehur se zgjidhja e këtij ngërçi është në Kuvendin e Kosovës.

"Tani për tani roli i presidentes është lehtësues. Zgjidhja është në Kuvendin e Kosovës, por ai duhet të çlirohet nga kapja", ka deklaruar Krasniqi, duke shtuar se duhet guxim dhe vullnet për të dalë nga kjo gjendje në të cilën gjendet Kosova. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori