Krasniqi: Serbia, pengesë për bisedimet
Pëlqej
Jakup Krasniqi
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi, ka deklaruar se Kosova gjithmonë ka qenë e gatshme të bisedojë me Serbinë për çështje teknike dhe se Serbia, e jo Kosova, ka qenë faktori që ka penguar kontaktet midis dy shteteve.

Dje ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç, se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, po e vonojnë procesin e bisedimeve midis dy palëve. Lidhur me rolin lehtësues të faktorëve ndërkombëtarë në këto bisedime të mundshme, Krasniqi tha se i takon Bashkimit Evropian t`i lehtësojë këto bisedime, por përvoja e ka dëshmuar rëndësinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara.

Krasniqi i bëri këto komente pas takimit në Prishtinë me Davor Vidish, nga Ministria e Jashtme e Kroacisë.
Shtuar më 19/11/2010, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori