Krasniqi s'e saktëson se kur do të jetë ratifikimi i marrëveshjes
Ndonëse ditën e mërkurë do të mbahet një seancë në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, nuk dihet saktësisht se kur do të jetë në rend dite kjo çështje.

As kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi nuk e ka bërë të qartë këtë fakt, shkruan RTK.

“Ligji nuk di nëse ka ardhë në Kuvend, nuk jam i njoftuar ende. Kur të vijë në Kuvend do të shkojë në të gjitha procedurat që i kërkon çdo ligj edhe ky dhe natyrisht do t’i shkojë në seancë...”, tha Jakup Krasniqi.

Qeveria një ditë më parë i dha mbështetje marrëveshjes dhe planit të zbatimit, duke e proceduar në Kuvend si projektligj. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2013, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori