Krasniqi: Qeveria e re me më pak ministri
Qeveria në largim kishte 21 ministri dhe secila ministri kishte nga dy ose më shumë zëvendës-ministra.

Ky numër i madh i ministrive dhe zëvendës-ministrave, sipas Jakup Krasniqit nga NISMA për Kosovën, duhet të ndryshojë në Qeverinë e ardhshme.

Krasniqi u shpreh se nuk është e nevojshme që vendi të ketë më shumë se 15 ministri dhe secila prej tyre vetëm nga një zëvendës ministër.

"Është tepër i madh në raport me mundësitë buxhetore që i ka Kosova. Do të thotë maksimumi duhet të jenë 15 ministri. Mendoj se edhe aq shumë janë. Kurse edhe numri i zëvendës-ministrave duhet të jetë qaty-diku", tha Krasniqi. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2017, ora 08:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori