Krasniqi: Po përpiqemi të krijojmë një realitet të ri në Kosovë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot fëmijët e dëshmorëve nga Turqia, të shoqëruar nga ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Songul Ozan.

Kryekuvendari Krasniqi shprehu mirënjohje për rëndësinë që u kushtohet fëmijëve të dëshmorëve, njofton RTK.

”Po përpiqemi që të krijojmë një realitet të ri në Kosovë. Të angazhohemi gjithnjë që të përdorim dijen për të larguar konfliktet që shkaktojnë dhembje. Dëshira për një botë pa luftëra është ana më pozitive e njeriut”, theksoi Krasniqi.

Fëmijët nga Turqia shoqëroheshin edhe nga familjarët e dëshmorëve të UÇK-së, ndërsa vizita ishte organizuar nga Ministria për Familje e Turqisë, Ambasada e Kosovës në Turqi, si dhe Shoqata për Familje të dëshmorëve të UÇK- së nga Kosova. /albeu.com/

Shtuar më 27/05/2013, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori