Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen tre makina, i lënduari drejt Traumës

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen essotme në aksin MIlot- Kukës, pranë urës në në fshatin Skuraj.

Mësohet se në aksident janë përfshirë  tre automjete.

Bëhet me dije se janë përplasur tre makina dhe një prej tyre trajler. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesit i trajlerit, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një person është plagosur rëndë. I aksidentuari është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit./albeu.com


Shtuar 12.05.2022 20:55