Krasniqi paralajmëron shqiptarët: Duhet strategji e përbashkët për sigurinë e kombit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup
Krasniqi, ka thënë se në rrethanat e reja gjeopolitike, elitat intelektuale dhe politike shqiptare duhet të mendojnë të ndërtojnë një strategji të përbashkët.
Ai, në emisionin “Info-Box”, ka thënë se shqiptarët në rrafshin kombëtar duhet të ndërtojnë një mekanizëm që do të angazhohej për sigurinë dhe të ardhmen e kombit, transmeton Telegrafi.
“Kombet sa më unike janë, janë më të fuqishme; sa më të parcializuar janë, fuqia është më e vogël. Kjo është si thënia e urtë popullore: Bashkimi bën fuqinë”, ka shtuar
Krasniqi.
Ai ka folur edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin ka thënë se konsideron që ai para së gjithash synon ta forcojë
pozitën e tij.
“Më shumë po kujdeset për të përforcuar
pozitën e vet në Kosovë, sesa për të forcuar
pozitën e Kosovës. Veprimin i cili dukej se është institucional, më rastin e ndalimit të trenit, ai tentoi ta kthejë si meritë të tij. Ai mundohet të tregojë se është personi pa të cilin nuk bën dhe nuk mund të shkoj Kosova përpara”, ka thënë më tej
Krasniqi. /Albeu.com/
Shtuar më 26/01/2017,
ora 19:55