Meta ngre tonet 1 ditë para zgjedhjeve: Kush po e mbulon ngjarjen në Elbasan? (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë urgjente për mediat, gjatë heshtjes zgjedhore. Kjo deklaratë për mediat vjen pas përplasjes se Presidentit Meta me ambasadoren Yuri Kim.

Meta foli për ngjarjen e rëndë në Elbasan ku akuzoi policinë dhe organet ligjzbatuese se po e shtyjnë zbardhjen e asaj ngjarje të rëndë pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Meta bën thirrje që ngjarja të zbardhet urgjentisht, që të mos ketë më as viktima dhe as të plagosur. Sipas Metës, të gjitha provat kanë qenë aty në sy të të gjithëve dhe vendosën në rrezik jetën e qytetarëve dhe integritetin e zgjedhjeve.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Arsyeja pse jam këtu është për të dekurajuar cdo krim zgjedhore i cili mban peng integrimin e Shqipërisë dhe e kërcënon edhe ditën e nesërme.

Sot jam këtu si kryetar i Shtetit, vota e Presidentit është e barabartë me cdo qytetar shqiptar. A ka pasur shtetësime presidenti, patjetër.

Ditën e djeshme bërë publike reagimin tim si president nga ngjarja e rëndë në Elbasan. Dhe pse kanë kaluar mbi dy ditë nga ngjarja e rëndë ende nuk ka asnjë reagim nga policia e Shtetit dhe nga organet ligjzbatuese.

Ditën e djeshme kanë bërë disa pyetje. Për fat të keq konstatoj për t;a shtyrë zbardhjen e kësaj ngjarje pas zgjedhjeve të 25 prillit. Se provat ishte atje, për të zbuluar kush e nxiti konfliktin që coi një një ngjarje me një viktimë dhe disa të plagosur…

Vijon… /albeu.com/


Shtuar 24.04.2021 11:42