Krasniqi: Nuk largohem nga VV-ja
Deputeti i VV-së Florian Krasniqi dje ishte për një vizitë në komunën e Istogut, ku takoi kandidaten e AAK-së për kryetare të kësaj komune Donika Kadaj-Bujupi.

Veprim, i cili lë hapësira për hamendësime se Krasniqi mund të largohet Lëvizja Vetëvendosje për të aderuar në AAK.

“Florin Krasniqi vetëm sa nuk e ka zyrtarizuar kalimin e tij në AAK. E gjithë kjo tollovi lidhet me pushtetin e dhënë brenda VV-së nga Albin Kurti tek kandidati për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe tek problemet e fundit që lidhen direkt me mikeshën e tij Alma Lamën”, ka thënë për Indeksonline, në kushte anonimiteti një zyrtar i Vetëvendosjes.

Ndërsa është mohuar në mënyrë kategorike nga vete Florian Krasniqi largimi nga VV-ja.

“Nuk e di nga paska dal kjo propagandë, por e di që unë do të qëndrojë në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Krasniqi. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2013, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori