Krasniqi nuk komenton ardhjen e AKR-së në PAN
Kryetari i Këshillit të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka preferuar të mos flasë në lidhje me zhvillimet e fundit në skenën politike të Kosovës.

I pyetur nga albeu.com, nëse NISMA për Kosovën e mirëpret ardhjen e AKR-së në koalicion, Krasniqi u shpreh se nuk ka shumë dijeni pasi nuk ka qenë shumë aktiv në këto marrëveshje.

Ish zyrtari i PDK-së dhe më pas kritik i fortë i saj pas formimit të koalicionit PAN nuk është dukur aktiv në media. Ndërkaq, ai ka vendosur që edhe të mos jetë pjesë e listës zgjedhore për deputet.

Ardhja e AKR-së në koalicion mund të prishë edhe ekulibrat brenda tij, pasi sipas mediave AKR kërkon të drejtojë 5 ministri./albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori