Krasniqi: Nuk duhen zgjedhje të reja
Pëlqej
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tashmë deputet i "Nisma për Kosovën", tha se vendi nuk ka arsye përse të shkojë në zgjedhje të reja, pasi koalicioni LDK-AAK-NIMSA do ta udhëheqë vendin.

“Jemi të bindur se Kosova nuk ka asnjë arsye të shkojë në zgjedhje të reja. Kosova i ka bërë zgjedhjet dhe e ka koalicionin qeverisës”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se fjalët e Thaçit, që blloku AAK-LDK-NISMA është koalicion "inati", nuk janë aspak të vërteta, pasi ky koalicion, do të mirëqevebrisë vendin. /albeu.com/

Shtuar më 01/08/2014, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori