Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA-s, Jakup
Krasniqi është shprehur se stërgjatja e certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së është një lojë që po bëhet në kurriz të partisë ku ai bën pjesë.
Krasniqi tha se NISMA nuk do të pranojë asesi marifetet politike që po bëhen dhe që po e dëmtojnë këtë parti.
"Ne jemi dëmtuar maksimalisht nga partitë tjera, të cilat i kanë blerë
votat dhe komisionarët tanë”, ka thënë
Krasniqi për "Zëri".
Ai ka përsëritur edhe njëherë se nuk do të pranohet asnjë rezultat që ka për qëllim të nxjerrë NISMA-n jashtë loje. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2014,
ora 17:43