Vladimir Putin uron Bajram Begajn për postin e presidentit (FOTO LAJM)

Presidenti i sapo zgjedhur i Shqipërisë Bajram Begaj ka marrë urim për zgjedhjen e tij nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë.

Begaj ka marrë urime të shumta deri më tani nga ndërkombëtarët, ndërsa pritet të marrë detyrën më datën 25 korrik.

Kujtojmë që për shkak të situatës në Ukrainë, Rusia e ka shpallur Shqiprinë se vend “armik”, ndaj edhe ky urim ka surprizuar jo pak.

Bajram Begaj mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë me 4 qershor. Nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë Begaj  mori 78 vota pro dhe 4 vota kundër dhe një abstenim ndërsa i duheshin vetëm 71 për të zëvendësuar Ilir Metën./albeu.com


Shtuar 11.06.2022 13:00