Krasniqi ngushëllon Boehner
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ngushëlluar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të ShteteveBashkuara, John A. Boehner.

telegramin e ngushëllimit thuhet “Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për stuhinë e madhe dhe erërat e fuqishme që kanë goditur shtetin Oklahoma të ShteteveBashkuara të Amerikës, të cilat morën jetët e dhjetëra qytetarëve dhe lanë të lënduar shumë të tjerë”.

“Lajmi për këtë fatkeqësi natyrore ka prekur thellë në shpirt popullin e Kosovës, i cili bashkëndien dhimbjen dhe solidarizohet me qytetarët e SHBA-së. Në emër të Kuvendit dhe të popullit të Kosovës, si dhe në emrin tim, ju shpreh Juve shkëlqesi, familjeve të viktimave dhe popullit të ShteteveBashkuara, dhembjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta për këtë fatkeqësi të rëndë natyrore, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2013, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori