Krasniqi: Ngjarja në Mitrovicë, e papranueshme
Jakup Krasniqi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dënuar aktin kriminal ndaj familjes Haradinaj në lagjen e “Tre Rrokaqiejve”, në Mitrovicë duke i cilësuar këto akte si
papranueshme për një shoqërie të civilizuar.


Në deklaratën për media ai ka shprehur besimin se organet shtetërore kompetente do të angazhohen maksimalisht, për t’i kapur dhe për të vënë para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e Selver Haradinajt, dhe plagosjen e familjes së tij.
Ndërsa ai ka përcjellë ngushëllimet familjes Haradinaj. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2012, ora 18:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori