Krasniqi: Mustafa nuk është njeri i sfidave të mëdha
Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi përmes një postimi të bërë në profilin e tij në Facebook shkruan se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, nuk ka qenë kurrë njeri i sfidave të mëdha, prandaj edhe vendimet e fundit që i ka marrë ai në emër të Kosovës, janë shumë të dëmshme për shtetin.

"Kryeministri Mustafa në asnjë kohë të jetës së tij nuk është treguar njeri i sfidave as i vendimeve të mëdha dhe është më shumë se iluzore që të pritesh ndonjë sfidë a vendim për të qenë në ketë moshë.

Kryeministri pati rastin të tregohet, natyrisht në moshë të thyer, të tregoj se dinë e guxon të sfidoi në interes të sovranitetit të vendit. I pati tri mundësi për të sfiduar e marrë vendime në mbrojtje të sovranitetit të shtetit, në mbrojtje të tërësisë territoriale dhe mos të lejojë sovranitetin e Serbisë në asnjë pjesë të Kosovës. Dhe në të tri këto raste ai dështoi.

Rast tjetër për të sfiduar e marrë vendime të rëndësishme për vendin nuk ka", ka shkruar në Facebook, Krasniqi. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2015, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori