Krasniqi mendon ndryshe nga Jahjaga e Thaçi
Kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi ka deklaruar se bisedimet politike me Beogradin kanë përfunduar në vitin 2007 dhe nuk sheh më arsye që një gjë e tillë të rikthehet në tavolinë.

Ndryshe nga presidentja Jahjaga e Kryeministri Thaçi që janë pro bisedimeve politike me Serbinë, Krasniqi thotë së nuk ka asgjë më ç të bisedohet.

Krasniqi pas mbledhjes se kryesisë ka thënë se është rezoluta e Kuvendit ajo që ndalon nisjen e dialogut për çështjet tjera përveç atyre teknike, por sipas tij nëse tentohet të ndryshoi rrjedha e dialogut atëherë duhet të ndryshoi edhe rezoluta e Kuvendit. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori