Krasniqi këshillon Haradinajn: Mos iu bind Thaçit, taksa të qëndrojë
Pëlqej
Jakup Krasniqi e ka këshilluar Ramush Haradinaj të shkojë vendi në zgjedhje e të mos hiqet taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake pavarësisht kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi, SHBA-së dhe BE.

“Në një situatë të tillë, për Kryeministrin e Kosovës, çdo variant i shkuarjes në zgjedhje është më i mirë, se sa heqja eventuale e taksës ndaj Serbisë. Kursi i ri duhet vazhduar!”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se gjithë ata që po kërkojnë heqjen e taksës – liderët e Kosovës – po e bëjnë këtë për interesa personale.

“...ata janë duke i mbrojtur interesat kryekreje personale e aspak shtetërore e kombëtare”, ka shtuar ai.

Krasniqi e ka krahasuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi me ish-funksionarët shqiptarë në Jugosllavi. Ka thënë se ish-kreu i PDK-së po bën presin Qeverisë për interes personal që të hiqet taksa.


Shtuar më 20/01/2019, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori