Krasniqi kërkon pjesëmarrjen e Vetëvendosjes në Qeveri
Pëlqej
Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi kërkon pjesëmarrjen e lëvizjes Vetëvendosje në qeverisje. Sipas tij pjesëmarrja e Vetëvendosjes jo vetëm që e bën qeverisjen më stabile, por njëkohësisht edhe i shton legjitimitetin qytetarë kësaj shumice.

Përmes një statusin në Facebook, Krasniqi shprehet se gjendja e krijuar pas Zgjedhjeve Kombëtare, të 8 qershorit 2014, duhet të zgjidhet në të mirë të qeverisjes së vendit dhe interesi i vendit është të kemi një ndryshim substancial të qeverisjes.

Ky ndryshim, sipas tij nuk mund të bëhet me koalicionin e Hashim Thaçit.

"Praktika e qeverisjes së vendit me një shumicë parlamentare dhe pakicën qytetare është treguar të jetë jo efikase. Ne duhet të nxjerrim mësim nga e kaluara. Prandaj është e domosdoshme që në Legjislaturën e Pestë, koalicioni qeverisës duhet të qeverisë jo vetëm me shumicën parlamentare, por edhe me shumicën qytetare. Kjo do të thotë se LAN-i nuk është e mjaftueshme të qeverisë në koalicion me komunitetet pakicë, pasi shumica qytetare do të mbetej jashtë qeverisjes (Koalicioni i udhëhequr nga PDK + VV), kjo e bën të domosdoshme që në qeveri të merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje! Pjesëmarrja e Vetëvendosjes jo vetëm që e bën qeverisjen më stabile, por njëkohësisht edhe i shton legjitimitetin qytetarë kësaj shumice.

Kosovës, më në fund, i duhet qeverisja e mirë. Madje, vetëm kjo shumicë parlamentare (LAN + VV), pas vendimit të GJK-së, hapë rrugë të sigurtë që kjo shumicë pa ndonjë vështirësi ta zgjedh edhe kryetarin e Kuvendit, por 12 shtatori është i rezervuar për koalicionin e Thaçit, pasi kështu ka thënë kushtetuesja?! Më pas i hapet rruga koalicionit LAN + VV-ja. Qytetarët kanë votuar për ndryshimin dhe presin një qeverisje të mirë e përmbajtjesor.

Nëse kjo nuk arrihet, mund të ketë edhe rrugë të tjera, por ato nuk e garantojnë zgjidhjen e ngërçit. Jam i bindur se shkuarja në zgjedhje nuk është zgjidhja e duhur pasi ngërçi i tashëm mund të përsëritet."shkruan Krasniqi. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2014, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori