Krasniqi: Ka fondamentalizëm fetar
Pëlqej
Jakup Krasniqi është shprehur se të gjithë pa përjashtim duhet të përbuzim çdo lloj forme ekstremizmi dhe fondamentalizmi, edhe fetar.

Ai në një shkrim autorial ka shkruar se nga vizitat që kishte kohë më parë në disa vende arabe, ka marr si sugjerim që ‘të keni kujdes nga grupet ekstremiste dhe nga vendet që i mbështesin këto grupe’.

Krasniqi nënvizoi se ka shumë persona që hiqen si properëndimorë, por në fakt janë fondamentalistë të regjur që nuk e pranojnë idenë ndryshe.

"Të tillët e kanë shfaqur hapur jo tolerancën e tyre jo pak herë edhe ndaj personaliteteve më të mëdha të kombit tonë. Popullit tonë i duhen paqja, qetësia e zhvillimi. Pasiguria është në rritje kudo në botë, por edhe tek ne është jo aq e lakmueshme, të mos them se është për t’u alarmuar. Një trend i patolerueshëm është duke u përhapur kudo në botë, duke mos kursyer as kontinente, as kultura, as civilizime të ndryshme, madje as fe”, shkruan Krasniqi.

Jakup Krasniqi ka shtuar se duhet të fillojne debate përmbajtësore në ndërtimin e shtetit të mirëfilltë të së drejtës,kahet e zhvillimit ekonomik të vendit,edukimin e brezit të ri,hapjen e një debati për të kërkuar rrugë e mënyra të reja të një integrimi politik dhe ekonomik të shqiptarëve./albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori