Krasniqi: Isha në SHBA kur u vra i dërguari i UÇK në Tropojë
Pëlqej
Vetëvendosje
Florim Krasniqi anëtar i lëvizjes “Vetëvendosja” i akuzuar ashpër nga Partia e Hashim Thaçit, ka thënë se PDK’ja po përpiqet ta degradojë imazhin e tij. Në lidhje me akuzat e bëra në adresë të tij, Krasniqi ka thënë se “Këto janë më shumë çështje të Prokurorisë”.

Ai mohon ta ketë paguar David Philipsin për të hartuar raport kundër SHIK’ut. “Jo, nuk e kam paguar. Davidi nuk është njeri që merr pare. Ai ka filluar të punojë për interesin e Kosovës, kur unë kam shkuar në Amerikë dhe kam punuar për 5 dollarë në orë”, thotë Krasniqi për Express. Po ashtu, Krasniqi mohon se ka qenë dëshmitar në vrasjen e Bislim Demirit. “Nuk kam qenë në Tropojë kur është vrarë Bislim Demiri. Mund t’ua vërtetojë këtë. Në atë kohë kam qenë në Amerikë”.

Krasniqi mohon edhe pohimet e PDK’së se ai është martuar me një grua serbe. “Unë kam një grua e tre fëmijë. Një fëmijë e kam jashtëmartesor. Përndryshe, kurrë nuk kam qenë i martuar me serbe. Gruaja ime është polake”, ka thënë Florim Krasniqi. Sipas Florim Krasniqit, arsye se pse PDK’ja e akuzon atë, është se po frikohet nga Vetëvendosja.

“Këta janë banda kriminale dhe mundohen të më degradojnë. Këta i ka kapë paniku. Në Qeverinë e ardhshme, Prokuroria do ti çojë këta njerëz në burg. Në Dubravë e kanë vendin këta”, thotë ai.
Shtuar më 06/11/2010, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori