Krasniqi: I zhgėnjyer nga EULEX
Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, tha se sistemi gjyqėsor nė Kosovė lė shumė pėr tė dėshiruar edhe pse ėshtė nėn kontrollin e institucioneve ndėrkombėtarėve.

Gjatė njė ligjerate me temė ”Kosova dhe Qeverisja Demokratike”, nė Kolegjin “Universum” nė Prishtinė, Krasniqi shprehu edhe zhgėnjimin e tij ndaj punės sė EULEX-it, qė sipas tij, mė shumė ka bėrė paradė nė mbrojtje tė ligjit sesa qė e ka mbrojtur ligjin.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se roli i prezencės ndėrkombėtare nė Kosovė, ka mundur tė jetė mė efikas. Ai tha se nė Kosovė ende nuk ka njė sistem tė drejtėsisė tė reformuar, Sipas tij, sistemi gjyqėsor lė shumė pėr tė dėshiruar edhe pse e atė e kanė kontrolluar ndėrkombėtarėt.

" Unė jam i zhgėnjyer me EULEX-in nė Kosovė. EULEX-i ka bėrė mė shumė paradė nė mbrojtje tė ligjit sesa qė e ka mrojtur ligjin. Sistemi i drejtėsisė e ndanė drejtėsinė dhe e kam thėnė edhe publikisht, nuk dua qė sistemi i drejtėsisė tė jetė i politizuar dhe drejtėsia tė luaj rolin e sulmit nė ndjekje tė shtrigave. Sistemi i drejtėsisė duhet tė funksionojė dhe tė gjithė njerėzit qė kanė rėnė ndesh me ligjin duhet tė pėrgjigjen", ka deklaruar kryeparlamentari, Jakup Krasniqi. /albeu.com/



Shtuar më 23/04/2012, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?