Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Zgjedhjet do mbahen më 2018
Ministri i Bujqësisë dhe njëherësh nënkryetar i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se zgjedhje mund të ketë, por në qershor të vitit 2018">2018.

Ai këtë gjë e bëri të ditur, pas deklaratës së liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili parashikoi zgjedhje në muajin qershor.

“Humbësit e zgjedhjeve, sikur të kishin mundësi, do të mbanin prapë zgjedhje një javë pas humbjes. Helbete, për ta provuar fatin se mos po e shtojnë ndonjë votë. Por, demokracia është ndryshe!

Zgjedhjet nuk mbahen kur të duan humbësit tradicionalë, por siç parashihet me Kushtetutë e me ligje. Ata që mbajnë shpresa për zgjedhje parlamentare në qershor, ndoshta muajit ia kanë qëlluar, por jo edhe vitit! Kështu që, shihemi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018">2018”, shkruan Krasniqi në "Facebook". /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2015, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori