Rama mbledh fletët e bëra copash nga PD, Salianji: Mazhorancë e grisur (FOTO LAJM)

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka reaguar pas veprimit të Ramës, i cili mblodhi të gjitha fletët e grisura nga deputetët e PD-së, të votimit për Lindita Nikollën si kryetare Kuvendi.

Salianji, ka ndarë në Facebook një foto të Ramës që po mbledh copat e fletëve në tokë dhe shkruan: “Gati për incenerator! Mazhorancë e grisur!”./albeu.com


Shtuar 10.09.2021 18:13