Krasniqi, fushatë derë më derë
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi, poo zhvillon një fushatë derë më derë nëpër fshatrat e komunës së Drenasit, për të kërkuar votën e qytetarëve.

Gjatë këtyre takimeve, kryeparlamentari Krasniqi, ka kërkuar që në zgjedhjet e 3 nëntorit, qytetarët të mos votojnë për PDK-së, por votën e tyre ta hedhin për Iniciativën e cila sipas tij, do të përmirësojë gjendjen ekonomike me të cilët po përballen qytetarët e kësaj komune.

Kjo është hera e parë që nga përfundimi i luftës që Jakup Krasniqi po kërkon që të mos votohet partia që vetë e themeloi. Nga ana tjetër, edhe ish nënkryetari i parë i PDK-së, Fatmir Limaj, është duke lobuar kundër PDK-së. Ai po takohet me qytetarë të Malishevës. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2013, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori