Roma dhe Interi ndajnë pikët (VIDEO)

Është mbyllur në barazim 2-2 sfida mes Romës dhe Interit e vlefshme për javën e 34-t të Serisë A.

Plot 4 gola për 1 pikë, në një ndeshje me shumë emocione.

Ishin zikaltërit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të mbrojtësi De Vraj, ndërkohë që Spinacola barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë.

Ishte armeni Mkhitarjan ai që përmbysi gjithçka në minutën e 57-të, ndërkohë që Lukaku shpëtoi skuadrën nga humbja 3 minuta nga fundi duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.


Shtuar 19.07.2020 21:54