“
Nisma për Kosovën” po përballet me një situatë të vështirë, pasi anëtarët e partisë kanë filluar të japin dorëheqjen. Një ditë më parë ka dhënë dorëheqje Xhevat Bislimi, sot pritet të jap dorëheqje edhe Izet Ibrahimi.
Kryetari i Këshillit kombëtar të
Nisma për Kosovën, Jakup
Krasniqi, në një prononcim për Telegrafin, ka deklaruar se në parti ka të drejtë secili të aderojë dhe të jap dorëheqje.
“Është vullnet i secilit të aderoj dhe të jap dorëheqje nga
partia e Nismës. Për arsye të tjera pyetni veten individët”, është shprehur
Krasniqi./Albeu.com/
Shtuar më 28/04/2016,
ora 11:10