Jakup Krasniqi e Fatmir
Limaj janë në finalizimin e të gjitha detajeve rreth partisë së tyre të re.
Ata përfundimisht nuk i kthehen Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) edhe pas ftesës nga kryesia e saj ku theksohet se dera e PDK-së do të jetë gjithmonë e hapur për ta.
Jakup Krasniqi dhe Fatmir
Limaj thonë se nuk i bashkëngjiten as PDK-së e asnjë ndonjë partie tjetër politike në vend.
Të dy bashkë brenda pak javësh do të dalin me partinë e tyre të re. Kësaj partie pritet t’i bashkëngjiten edhe figura të tjera politike, themelues të hershme të PDK-së.
Zyrtarisht
Krasniqi nuk jep detaje, por konfirmon se viti i ri do t’i presë me partinë e tyre.
“Tashmë e kemi bërë të qartë se nuk kthehemi në PDK dhe as nuk i afrohemi LDK-së apo partive të tjera”, ka thënë për gazetën ”Zëri”,
Jakup Krasniqi.
Ai ka paralajmëruar se brenda pak javësh do të dalin me partinë e tyre të re, për të cilën nuk jep detaje as për emrin e as të tjera detaje.
Analistët politikë e shohin përfundimisht partinë më të madhe në pushtet drejt ndarjes pa kthim.
Sipas tyre, tashmë vetëm duhet pritur se kush janë ata të “revoltuarit” që do të largohen nga PDK. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2013,
ora 11:48