Krasniqi: Dymbëdhjetë qershori, ditë historike
Kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka thënë se 12 qershori, Dita e Lirisë është një nga ditët e shënuara në kalendarin historik të Kosovës.

Përmes një deklarate për media, Krasniqi ka vlerësuar se pas një kohe dhe pushtimi të egër, çlirimi i Kosovës sjell nje ditë të shënuar me shkronja ari në historinë tonë më të re.

“Çlirimi i Kosovës, pas një pushtimi të egër shekullor, pas aq shumë përballjeve, sakrificave të panumërta dhe luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit të saj legjendar, Adem Jashari, dhe shpallja e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, janë ditë të shënuara me shkronja ari në historinë tonë më të re”- ka thënë Krasniqi.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë hyrë trupat paqeruajtëse të NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2013, ora 12:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori