Krasniqi dënon aktet e dhunës
Jakup Krasniqi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dënoi incidentin që ndodhi mbrëmë në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë dhe u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të tregojnë maturi dhe qetësi.
Zgjidhja e të gjitha çështjeve do të bëhet nëpërmjet rrugëve institucionale, duke respektuar ligjet në fuqi, thuhet në kumtesën për media.

Kryetari i Kuvendit shfaq besimin e plotë se organet shtetërore kompetente do t’i hetojnë rrethanat që çuan te ky incident dhe se autorët e tij do të arrestohen dhe nxirren para drejtësisë.
Shtuar më 10/11/2011, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori