Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup
Krasniqi e ka cilësuar si një akt
provokues dhe të paskrupullt, arrestimin e dy policëve të Policisë së Kosovës nga ana e forcave serbe. Në një deklaratë
Krasniqi shprehet se ky arrestim nuk i shërben stabilitetit të dy vendeve.
“Arrestimi i dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana e Policisë së Republikës së Serbisë është një akt i paskrupullt dhe
provokues . Me këtë veprim krejtësisht të papranueshëm Policia e Serbisë atakon në mënyrë të pashembullt integritetin e Kosovës dhe acaron edhe më marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. Këto dhe arrestimet e tjera të qytetarëve të Kosovës kurrsesi nuk i kontribuojnë ruajtjes së stabilitetit në mes dy shteteve dhe rajonit. Është koha që veprime të këtilla të pamatura e të dëmshme të ndërpriten, dhe njëherësh dy policët të lirohen menjëherë”
shprehet Krasniqi në këtë deklaratë. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012,
ora 09:54