Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesat e PD, reagon Bardhi: Kuvendi, dyqan personal i Zotos dhe Mërtirit

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot në Kryesinë e Kuvendit, ku për rreth një orë diskutoi mbi kërkesat e opozitës, ndërsa rrezoi dy kërkesat e saj.

Të premten deputetë të PD-së depozituan në Kuvend një kërkesë për zhvillimin e një mocioni me debat mbi temën e inceneratorëve.

Ndërkohë dje kreu i grupit të PD-së, Gazmend Bardhi depozitimin nga ana e tij një kërkesë për zhvillimin e interpelancë urgjente me Ramën për çështjen inceneratorëve dhe sa i takon zhvillimeve nisur nga vendimi i Kuvendit për lejimin e arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit.

Por pavarësisht kërkesave, maxhoranca ka vendosur që mos t’i marrë parasysh ato.

Pas vendimit të konferencës së kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar ku është shprehur se tashmë parlamenti është shndërruar në ‘dyqan personal i Zotos dhe Mërtirit’ dhe se po financohet arratia e tyre dhe e Arben Ahmetajt.

“Konferenca e Kryetarëve vendosi sot rrëzimin e kërkesës për interpelancë dhe për mocion me debat duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin për shndërrimin e Parlamentin në një dyqan personal të Zotos dhe Mërtirin. Fakti që dy mafiozë në arrati të inceneratorëve marrin pagesa çdo ditë për punë ta pakryera, nuk është një çështje urgjente për ta. E kuptoj vështirësinë që ka Rama si person i përfshirë, koka e inceneratorëve për të dhënë shpjegime, por sado siklet dhe hall të ketë do duhet të respektohet Kushtetua. Argumenti i tyre është se nuk ka urgjencë. Po financojnë arratinë e Zotos, Mërtirit dhe tani të Ahmetajt”, tha ai.