Krahu i luftës të largohet nga pushteti
Pas më shumë se një dekade nga përfundimi i luftës, ish-diplomati amerikan, James Rubin shpreson se duhet të vijë koha kur krahu i luftës do ta kuptojnë se është mirë të largohen nga pushteti derisa janë ende të popullarizuar dhe të mos presin derisa është shumë vonë.

Në intervistën dhënë gazetës “Zëri”, Rubin, rikujtojë sfidat në kohët më të rënda për Kosovën, flet për miqtë e tij të UÇK-së dhe kontributin që kanë dhënë gjatë luftës, por jep edhe mesazh të qartë për ata.

“Unë shpresoj që njerëzit të cilët kanë qenë aq të rëndësishëm për revolucionin tuaj, për lirinë tuaj e kanë mençurinë të largohen sa janë në majë të suksesit të tyre”, ka thënë Rubin. Ai thotë se nuk dëshiron të jetë si diplomatët e dikurshëm të Departamentit të Shtetit kur kanë zgjedhur se me cilin krah të luftës duan të bashkëpunojnë, dhe se kosovarët nuk duhet pritur që ai të vijë e të tregojë se çfarë zgjedhje duhet bërë. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2013, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori