Krahasimi i Krimesë me Kosovën është i turpshëm
Krahasimi i Pavarësisë së Kosovës me pavarësinë në Krime është cilësuar si i turpshëm nga ana e kancelares gjermane Angela Merkel e cila i bëri thirrje Rusisë të ndalë veprimet e saj në Ukrainë ose në të kundërtën do të përballet me sanksione ekonomike.

“Në Kosovë kemi pasur vite kur bashkësia ndërkombëtare nuk kishte fuqi për të ndërhyrë, ndërsa Slobodan Miloshevic kreu spastrim etnik atje. NATO më pas vendosi të veprojë vetëm për shkak se Rusia vazhdimisht bllokuar çdo trysni të OKB-së mbi Serbinë. Kjo situatë nuk është në asnjë mënyrë e ngjashme me atë që po ndodh sot në Ukrainë” u shpreh Zonja Merkel para deputetëve të Bundestagut.


Sipas saj veprimet e Rusisë në Ukrainë janë një shkelje e të drejtës ndërkombëtare. Kancelarja mohoi ndërkaq që të ketë ndonjë opsion ushtarak për të zgjidhur problemin e Krimes. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2014, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori