Kosovarët nesër do t’i drejtohen kutive të
votimit për të dhënë votën e tyre për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për Klan Kosovën të gjithë hapat që një votues duhet të ndjekë për ta dhënë votën e tij dhe që ajo të konsiderohet e vlefshme.
"Jemi në hyrje të një vendvotimi në qendrën e Fakultetit Filologjik. E para – në çdo derë të çdo vendvotimi është i shënuar numri i vendvotimit përkatës dhe janë të shtypura disa nga ndalesat si duhanpirja, fotografimi i votës dhe mbajtja e armës".
"Një votues që vjen për të
votuar në vendvotimin e tij fillimisht në hyrje të vendvotimit ka për të takuar atë që ne e quajmë kontrollues i rreshtit".
"Detyra e kontrolluesit të rreshtit është për të parë nëse
votuesi ka
votuar më parë. Ai e bën këtë duke e kontrolluar gishtin e
votuesit me llampën ultra-vjollcë e cila e detekton ngjyrën në gishtin e
votuesit – në rast se është spërkatur më parë".
"Nëse
votuesi nuk ka
votuar, pra nuk detektohet shenja në gishtërinj, atëherë
votuesi mund të vazhdojë me procedurën tjetër për të
votuar".
"Hapi i radhës i
votuesit është që të shkojë te zyrtari i identifikimit. Detyra e zyrtarit të identifikimit është për ta gjetur në listën votuese votuesin. Ai e gjen këtë pasi qytetari i ka prezantuar atij dokumentin që kërkohet për identifikim në vendvotim".
"Nëse nuk është në listën votuese,
votuesit i thuhet që të shkojë te tavolina ndihmëse për të marrë informacione të tjera që ta gjejë vendvotimin e tij".
Por, cilat janë dokumentet me të cilat qytetarët e Kosovës mund të votojnë nesër?
"Janë katër dokumente të identifikimit të pranueshme në vendvotim – pasaportë e vlefshme, letërnjoftim i vlefshëm, dokument i vlefshëm i udhëtimit dhe leje e vozitjes e vlefshme – dokumente që duhet të jenë të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës".
"Pasi të bëhet identifikimi i
votuesit nga zyrtari i identifikimit,
votuesi duhet të nënshkruajë afër emrit të tij.
"Pas kësaj,
votuesi do të kalojë te personi tjetër që është dhënësi i fletë
votimit. Dhënësi i fletë
votimit fillimisht e spërkat me ngjyrë gishtin tregues të
votuesit për të konfirmuar se
votuesi po voton. Më pas, dhënësi i fletë
votimit e vulosë fletëvotimin në pjesën e pasme dhe ja jep
votuesit".
"Detyra e radhës e
votuesit është që të shkojë në kabinën e
votimit që të kryejë procesin e
votimit".
Cila është mënyra e drejtë për të
votuar?
"Në mënyrë që fletëvotimi të jetë i vlefshëm, qytetari me të drejtë votimi në anën e majtë duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe në anën e djathtë janë numrat e kandidatëve ku
votuesi duhet të zgjedhë më së shumti pesë kandidatë për deputetë".
"Pasi ta ketë plotësuar fletëvotimin,
votuesi duhet ta vendosë fletëvotimin në kutinë e
votimit. Afër kutisë së
votimit është mbikëqyrësi i kutisë së votave i cili ka për detyrë që të hapë kutinë që
votuesi personalisht ta hedhë fletën e
votimit".
Shtuar më 05/10/2019,
ora 22:30