KQZ zgjedh komisionerë të rinj për 9 janar
KQZ e Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve për komunat: Deçan, Skenderaj, Drenas, Lipjan dhe Malishevë për rivotim më 9 janar. Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Xhemail Peqani njoftoi se, individët e propozuar për anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve nuk kanë qenë anëtarë të KVV-ve në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

“Lista është e pastër, dhe asnjë nga anëtarët e KVV-e që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, nuk është më pjesë e listës së KVV-e për zgjedhjet e 9 janarit 2011 për komunat e lartpërmendura në të cilat, do të përsëriten zgjedhjet”, ka thënë Peqani.

Në një komunikatë për media të KQZ-së, njoftohet se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve kanë mbetur për t’u rinumëruar 129 vendvotime nga 760 që janë gjithsej.
Shtuar më 03/01/2011, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori