Sfidën më të famshme të momentit në internet e fituan Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (VIDEO)

Është fakt i ditur që Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë një nga çiftet më të preferuar dhe të pëlqyer të showbiz-it, megjithatë “performanca” e tyre për sfidën e momentit në internet, që quhet “Flip The Switch, është një nivel tjetër .

Jennifer ka qenë shumë aktive në rrjetin social TikTok kohët e fundit, e megjithëse nuk bëhet pjesë e të gjitha sfidave aty, fatmirësisht vendosi që së bashku me të fejuarin, Alex Rodriguez, t’i bashkoheshin kërcimit “Flip The Switch”.

Për t’jua shpjeguar me pak fjalë ju që nuk e dini ende çfarë është, kjo sfidë bëhet me dy njerëz që qëndrojnë përpara një pasqyre duke dëgjuar dhe kërcyer këngën e Drake “Nonstop” dhe pasi fiken dritat e në sfond dëgjohet teksti “look, I just flipped the switch”, njerëzit ndryshojnë vendin, rrobat dhe gjithçka me njëri-tjetrin. Shumë e thjeshtë, njëkohësisht shumë kreative.

Këtë sfidë e bëri dhe J.Lo e Rodriguez dhe sipas përdoruesve të TikTok, e fituan:

Ndërkohë ata të dy nuk janë të vetmet figura publike që e kanë bërë këtë sfidë. Mund t’ju sjellim si shembull dhe komedianen Kate McKinnon dhe senatoren Elizabeth Warren, të cilat krijuan versionin e tyre teksa xhironin “Saturday Night Live”.

Jo keq apo jo? Tani e keni ju rradhën, fundja na duhet një shpërqëndrim nga Koronavirusi.


Shtuar 11.03.2020 08:32