Sulm me armë në një lokal nate në Afrikë, vriten 15 të rinj

Të paktën 15 persona janë qëlluar për vdekje në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut, thotë policia.

Policia tha se persona të armatosur hynë në tavernën Orlando East në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe filluan të qëllonin rastësisht ndaj një grupi të rinjsh.

Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një minibus të bardhë.

Asnjë motiv për sulmin nuk është përcaktuar, tha policia.

Viktimat besohet të jenë të moshës 19 deri në 35 vjeç.
Sipas kreut të policisë, të shtënat duket se kanë qenë “një sulm gjakftohtë ndaj klientëve të pafajshëm të tavernës”.

Policia është vënë në kërkim të të dyshuarve, identiteti i të cilëve mbetet i panjohur./albeu.com