Dyshohet për koronavirus, niset me urgjencë drejt Infektivit polici nga Durrësi

Një efektiv policie ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit në qytetin e Durrësit.

Mësohet se pacienti është transportuar me urgjencë në repartin e Infektivit në Tiranë.

Ndërkohë sipas hartës dhe shifrave të ministrisë më 24 mars, Durrësi kishte 8 të prekur me COVID-19 deri dje. Sot priten të dhënat e reja.


Shtuar 25.03.2020 09:59