Nuk po i ecën si trajner, Jaap Stam e shkarkojnë sërish

Ish-mbrojtësi, Jaap Stam, është shkarkuar nga stoli i ekipit amerikan FC Cincinnati pas 16 ndeshjeve në të cilat fitoi vetëm një sfidë.

Holandezit në fakt nuk i ka ecur aspak mirë puna si trajner. Vetëm në dy sezonet e fundit ai është shkarkuar nga Zwolle dhe Feynoord.

Ndërkohë, si lojtar Stam ka një eksperiencë të madhe teksa ka mbajtur mbi supe fanellat e Man United, Lazio Milan dhe Ajax. /albeu.com/

 


Shtuar 27.09.2021 19:49