KQZ: Procesi i rinumërimit mund të përmbyllet të dielën
omisioni Qendror Zgjedhor ka bërë thënë se rinumërimi i mbi 1400 vendvotimeve mund të përfundojë më herët se sa që ishte planifikuar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për klankosova.tv se kjo mund të ndodhë të dielën.

“Po besojmë se më shpejt sesa kemi planifikuar po arrijmë ta përfundojmë rinumërimin. Ka qenë e planifikuar që deri të hënën të përfundojë i gjithë ky proces dhe sot mund të themi se gjasat janë shumë reale që edhe të dielën të përmbyllet rinumërimi i më shumë se 1400 vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i”.

“Duke qenë se kanë mbetur për t’u rinumëruar 438 vendvotime pasi deri të mërkurën në mesnatë janë rinumëruar 969 vendvotime apo 68.87%, po besojmë se procesi i rinumërimit mund të përmbyllet një ditë më herët, të dielën”.

Procesi i rinumërimit ka filluar pasditen e 13 nëntorit dhe brenda 7.5 ditësh mesatarja e vendvotimeve të rinumëruara brenda një dite pune, nga ora 8 e mëngjesit deri në mesnatë, është rreth 130 vendvotime”.
Shtuar më 21/11/2019, ora 18:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori