Dritë jeshile? Zyra për Certifikim në KQZ rekomandon që Albin Kurtit t’i lejohet kandidimi
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka njoftuar se kanë pranuar rekomandimin për certifikimin e kandidatëve për
subjektet politike dhe kandidatët e tyre.
Daka në këtë mbledhje kërkoi informata shtesë lidhur me këtë çështje.
Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, tha se të gjitha
subjektet i plotësojnë kushtet për certifikim, ndërsa tha se ka kandidat që mund të kenë
probleme me ligjin, por nuk kanë mundur të verifikojnë a kanë me të vërtetë
probleme.
“Të gjitha
subjektet i plotësojnë kushtet, ka kandidat që mund të kenë
probleme, por nuk kemi mundur të verifikojmë a kanë me të vërtetë
probleme…”, tha Buleshkaj.
Mbledhja e KQZ-së është duke u vazhduar.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 15:01