Koronavirusi, stadiumi i famshëm kthehet në spital (FOTO LAJM)

Një nga stadiumet më të famshme në botë, ‘Maracana’, është shndërruar në spital që do të strehojë pacientët e infektuar me koronavirus.

Ky stadium prej 78 mijë ulëse është shtëpia e Flamengos, dhe është vetëm një nga stadiumet në Brazil që është shndërruar në spital, duke u pajisur me shtretër.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe në shumë qytete tjera, me klubet si Corinthians, Santos, Sao Paulo, tashmë kanë vepruar në këtë drejtim.

CNN ka publikuar fotografi në ‘Maracana’ të rimodeluar.

Brazili ka më shumë se 1500 raste të konfirmuara me koronavirus, ku kanë humbur jetën 25 persona.


Shtuar 25.03.2020 07:36