Zonja 93-vjeçare merr 150 kanaçe birre para derës së shtëpisë së saj (VIDEO)

Olive Veronesi nga Pensilvania, ka tërhequr vëmendjen e madhe mediatike dhe një numër të madh njerëzish përmes kërkesës së saj të pazakontë gjatë izolimit në shtëpinë e saj.

Kërkesa e saj gjatë krizës Covid-19 u shkrua në një shenjë para shtëpisë që thoshte: “Më duhet më shumë birra”.

Përfaqësuesit e Coors Light u përgjigjën shumë shpejt kësaj kërkese dhe lanë 150 kanaçe para shtëpisë së saj. Dorëzimi u bë pasi kushërira e Olivias bëri një foto ku ajo mbante një birrë Coors Light dhe një shenjë duke thënë: “Më duhet më shumë birrë!”.

Kur fotografia u postua në rrjetet sociale, ajo mori mbi 5 milion shikime.

Olivia u izolua në shtëpinë e saj në Seminole, Pensilvani, duke respektuar kufizimet e Covid-19, por ajo shumë shpejt kuptoi që furnizimet e saj të birrës, të cilat ajo e adhuron, së shpejti do të konsumoheshin.

Mark Linder nga Molson Coors, dhe bashkëpunëtori i tij janë kujdesur për të dhe do të vazhdojnë të përmbushin regjimin e saj të shëndetshëm me Coors Light.


Shtuar 21.04.2020 11:56