Meda feston ditëlindjen, urimi romantik i bashkëshortes (FOTO LAJM)

Këngëtari shqiptar, Meda, sot feston ditëlindjen e tij të 40-të, shkruan lajmi.net.

Ndër urimet e shumta nuk ka pasur se si të mungojë ai i bashkëshortes së tij Luljetës.

Ajo ka zgjedhur fjalë zemre pranë një postimi në Instagram.

“Urime ditlindjen jeta ime 💯 Te dua Pa fund ❤️🎂🎂🎂”, ka shkruar ajo.

Meda njihet si një person tejet familjar i cili mundohet ta ndajë kohën e angazhimit në muzikë dhe atë për ta kaluar me më të shtrenjtit e tij.


Shtuar 15.06.2020 12:45