KQZ: Deri në orën 15:30 kanë votuar 19.54 % e votuesve
UPDATE - Një pjesëmarrje e ulët është regjistruar në votimet e ditës së dielë për kryetarin e komunës së Ferizajt. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 15:30 kanë votuar 18655 votues ose 19.54 % qytetarëve të Ferizajt, kanë dalë në votime.

“Deri më tani, edhe Pilot- projekti “K-vote”, të cilin KQZ është duke e përdorur në këtë proces zgjedhor, ka funksionuar mirë dhe sipas këtij projekti, deri në orën 15.00, kanë votuar 18.54% ose, 17700 votues votues. Ndërsa, nga raporti të cilin e kemi pranuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Ferizaj, disa cështje të ngritura në ndërkohë janë trajtuar nga KQZ, dhe kemi marrë konfirmime se këto cështje tashmë janë evituar. Deri më tani, nuk është raportuar asnjë incident, i cili do ta dëmtonte imazhin e këtij procesi zgjedhor”, tha në këtë konferencë për media, kryetarja Daka


-Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, në konferencën e parë të mbajtur për media, ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet për kryetar të Ferizajt, janë hapur në orën 7:00, sipas planit,.


Sipas saj procesi është duke rrjedhur normalisht dhe po zhvillohet pa asnjë problem,raporton Kosovapress. Sipas njoftimeve nga ora ora 11:00 kanë votuar 7924 persona, apo 8.30 për qind e votuesve me të drejtë vota, në 124 vend vendvotime. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2012, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori