Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pret që sot të përfundojë rinumërimin e 115 kutive, të cilat u kthyen në rinumërim me rekomandimin e Qendrës së
Numërimit dhe
Rezultateve.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir
Elezi tha se gjatë javës do të numërohen edhe votat me
kusht.
Në bazë të dinamikës, në të cilën ka punuar qendra e
numërimit dhe
rezultateve pritet që rinumërimi i 145 kutive të përmbyllet sot. Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën, zëdhënësi i KQZ-së Valmir
Elezi.
Ai tha se rinumërimi ka bërë që të kuptohet se në fletëvotimet e pavlefshme gabimet në votim kanë qenë të shumta.
"Në bazë të të gjeturave për 30 kutitë e rinumëruara gjatë ditës së premte, ka pasur gabime në votim. Në 205 raste është shënjuar më shumë se një subjekt politik, e në 250 të tjera votuesit kanë shënjuar vetëm kandidatët, por jo edhe subjektin politik. Po ashtu, janë shënuar edhe numër i rasteve kur fletëvotimi është bërë i pavlefshëm me qëllim në 62 raste", tha
Elezi.
Po ashtu, gjatë javës pritet që të përfundoj edhe procesi i
numërimit të votave me
kusht thotë
Elezi.
"Aktualisht, Qendra e
Numërimit dhe
Rezultateve është në finalizim të skanimit të listës së votuesve të rregullt dhe regjistrimin e votuesve me
kusht. Ky skanim na ndihmon që të gjejmë rastet kur një votues ka votuar në Vendvotimin e rregullt por edhe me
kusht. Në bazë të punës dhe angazhimit në QNR, ne po shpresojmë që brenda pak ditësh do të fillojmë me numërimin e këtyre votave", tha
Elezi.
Nuk dihet nëse do të ketë sërish kuti të cilat do t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit. I mbetet Qendrës së
Numërimit dhe
Rezultateve që gjatë procedimit dhe në bazë të të gjeturave të bëjë rekomandimet përkatëse në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thotë zëdhënësi i KQZ-së Valmir
Elezi. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017,
ora 14:05