Loredana përfundon sërish në polici, rrezikon dëbimin nga Zvicra

Ditën e djeshme Loredana është marrë në pyetje përsëri nga policia e Luzernit, raportojnë mediat zviceriane.

“20 Minuten” shkruan se këngëtarja nuk i është përgjigjur pjesës më të madhe të pyetjeve.

“Blick” dhe “20 Minuten” shkruajnë se tashmë dosja do t’i kalojë Prokurorisë, e cili do të vendosë nëse do të ngrejë akuza ndaj reperes apo jo.

Nëse akuzat për Loredanën vërtetohen, ajo, përveç të tjerash, mund të dëbohet nga Zvicra.

Kujtojmë se Loredana ndodhet nën hetim prej një viti sepse akuzohet t’i ketë zhvatur 700,00 franga çiftit Valais.

Ata thonë se 24-vjeçarja është shtirur si “Anna Landmann”, një vajzë e e avokatit të Zyrihut, Valentin Landmann.

Çështja u bë publike vitin e kaluar, pasi shtëpia e Loredanës u bastis nga autoritet dhe llogaria saj bankare u bllokua.

Në një konferencë shtypi të mbajtur në Prishtinë në maj 2019, ajo paraqiti pikëpamjen e saj për këtë çështje, duke thënë se : “ Unë jam e pastër. Paratë më janë dhënë vullnetarisht, nuk ka kërcënim, as ka qenë mashtrim.” /iconstyle


Shtuar 19.06.2020 15:03